Kosova-Networks Internet Solucione është një firmë private, e cila ka filluar punën e saj në vitin 2008 në Republikën e Kosovës, gjegjësisht në Mitrovicë
Kompania jonë zhvillohet dhe mbështetet në njohuritë tona vetjake, në përditësim të vazhdueshëm, në funksion
të aplikimit të arritjeve më të reja teknologjike në rrafsh ndërkombëtar.
Ne japim ndihmesën tonë në zhvillim dhe garim, me një cilësi të lartë dhe me çmime
shumë të ulëta këtu në Kosove.
Me 24 orë mbështetje të pandërprerë, ekipi ynë sajon zgjidhje
efektive për të gjitha problemet që do të paraqiteshin.
Strategjia dhe çelësi i suksesit tonë është investimi në teknologjitë
më të reja inxhinierike dhe në zotërimin e tyre në një nivel sa më të lartë.
Ne përdorim metodat më moderne, paisjet dhe softveret më të përshtatshme
për të garantuar cilësinë më të lartë të shërbimeve për klientet tane.